Përgatituni, shiu po vjen

Shpërndaje

I nxehti afrikan po vazhdon të dominojë në territorin shqiptar edhe gjatë gushtit.

Fundjava që lamë pas dhe dita e sotme shënuan kulmin e temperaturave më të larta të verës, plot 41.6 gradë Celsius. Ndonëse pritet një normalizim i motit gjatë ditëve në vijim.

“Tri valë të nxehtësisë kemi pasur gjatë kësaj vere dhe kjo është e fundit. Parashikohet të marrë fund ditën e mërkurë ku pritet të ketë vranësira dhe shira në territorin shqiptar sidomos gjatë pjesës së dytë të së mërkurës duke sjellë edhe rënie të temperaturave me të paktën 4 gradë Celsius. Duke bërë që 15 ditshin e dytë të gushtit vlerat termike të luhaten në 33 gradë afër vlerave normale klimaterike të muajit që ne ndodhemi”, thotë meteorologu Adiola Bani.

Teksa qershori dhe korriku u vlerësuan si muajt më të nxehtë në Evropë gjatë viteve të fundit, nuk vlen e njëjta gjë për Shqipërisë, pasi ka parë ditë vere me temperatura më të larta në të kaluarën.

“Nuk është vera më e nxehtë për territorin shqiptar, pasi 2015 ka shënuar edhe 43 gradë Celsius, por për Evropën po është vera më e nxehtë”, thotë Bani./TCH/