Hoxha falë Bajramin me veshje kombëtare në Xhaminë e Madhe në Prishtinë (Video)

Shpërndaje

Myslimanët në tërë botën po festojnë Kurban Bajramin.

Manifestimi qendror kushtuar kësaj feste për Kosovë u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, ndërsa në Drenas falja e Kurban Bajramit ishte e veçantë.

Në xhaminë në lagjen Feronikeli, Hoxha Osman Musliu ka bërë faljen e bajramit me veshjen kombëtare, e cila u mirëprit nga besimtarët.

Para xhematit Osmani tregoi se ka zgjedhur këtë veshje sepse edhe “baballarët tanë kanë perdorur këtë veshje duke treguar besnikëri dhe sinqeritet dhe se kjo veshje është e shqiptarëve dhe duhet respektuar “.

Falja e Kurban Bajramit u bë nga shumë njerëz brenda dhe jashtë xhamisë, duke uruar për paqe, sinqeritet dhe sa më shumë dashuri, njofton Klan Kosova.

VIDEO

VIDEO