Betohen nëpunësit e ri policor, qytetarët në diell, Qeveria nën ombrellë të ulur në karrige (Video)

Shpërndaje

Përderisa eshaloni i lartë i Qeverisë ishte i akomoduar nën ombrellë dhe ishin të ulur, një numër i madh i familjeve i prisnin nëpunësit e sapo punësuar policor në diell. Një prej tyre për shkak të temperaturave të larta humbi vetëdijen, pas çka intervenoi edhe ndihma e shpejtë.

Nëpunësit e ri policor dhanë betim se do të luftojnë për interesat shtetërore dhe të qytetarëve. Në Qendrën për trajnim në Idrizov, 500 nëpunës policor i hodhën kapelat pas trajnimit njëvjeçar. Njëri prej tyre është Stefan Stojanovski nga Tetova.

“Këtu ishim një vjet, trajnimin e kaluam me sukses falë këshilltarëve dhe komandantëve për disiplinë, falë krye shefit qëndrova/durova një vit”, theksoi Stefan Stojanovski, nëpunës policor.

Ministri për punë të brendshme, Oliver Spasovski, deklaroi se punësimi i nëpunësve të rinj policor është investim për të ardhmen.

“Pranimi juaj në polici aq sa është sukses real dhe krenari për ju dhe të afërmit tuaj, në të njëjtën kohë duhet të kuptohet edhe si investim në ardhmërinë në resorin e punëve të brendshme, si investim i jonë i përbashkët në mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve dhe shtetit”, u shpreh minisri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Kryeministri Zoran Zaev, theksoi se policët kanë funksion fisnik të sigurojnë siguri për të gjithë.

“Gëzohem së bashku me të gjithë ju, për shkak se është sukses i madh që me mesatare prej 530.92 pikëve nga gjithsej 600 e keni mbaruar trajnimin për nëpunës policor. Gëzon edhe e dhëna që 528 nga gjithsej 550 kandidatët, e mbaruan trajnimin. Kjo flet për motivimin tuaj të lartë që të keni sukses në përmbushjen e angazhimit profesional në polici”, tha kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Përndryshe kandidatët për nëpunës policor që mbaruan trajnimin janë më të rinj se 25 vjet dhe janë të gatshëm që të dalin në terren dhe të punojnë në përputhje me rregullat e MPB-së./TV21