Kryetari i BDI-së, Ahmeti ngushëllon kryeministrin Erdogan dhe Turqinë

Shpërndaje

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti në emër të të gjithë anëtarëve dhe përkrahësve të Bashkimit Demokratik për Integrim ka shprehur ngushëllimet popullit turk dhe familjarëve të minatorëve që humbën jetën si pasojë e tragjedisë së madhe në minierën në Soma.

“Të gjithë ne pranë Bashkimit Demokratik për Integrim bashkëndjejmë dhe ndajmë dhimbjen me popullin turk në këto momente të vështira si dhe shprehim solidaritetin tonë të plotë me Republikën e Turqisë dhe familjet e vik*timave.

Bashkohem në lutjet e të gjithë qytetarëve tanë për familjet e prekura nga kjo tragjedi dhe shpreh bindjen time se familjarët e vik*timave, por edhe Turqia do t’a tejkaloj këtë fatkeqësi me përkrahjen e parezervë të të gjithë dashamirëve, ku ju siguroj bëjmë pjesë edhe ne”, thuhet në letrën e ngushëllimit.