Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli: LSDM, VMRO dhe BDI kanë pasur marrëveshje të fshehur për të zhbërë Specialen?!

Shpërndaje

Deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli në një prononcim për Alsat – M, ka folur rreth PSP-së. Siç shprehët ai, PSP-ja ka pasur qasje selektive ndaj pales maqedonase të parties VMRO, dhe qasje tjetër ndaj palës shqiptare të partisë BDI.

“Ka pasur rezultate të caktume nga PSP-ja. Ka pasur edhe drejtësi selective, një qasje ka pas ndaj pales maqedonase VMRO, qasje krejtësisht tjetër ka pasur ndaj BDI-së si partnere në qeverisjen e kaluar. Edhe BDI, edhe LSDM, edhe VMRO, sikur kishin një marrëveshje të fshehur se kjo prokurori duhet të ndalet së funskionuarit edhe tash çka fshihet pas marrëveshjes të tyre, është një çështje që duhet të hapet debat. Në fillim kemi pasur qëndrim se PSP-ja duhet të jetë një institucion i shpresës dhe një institucion që duhet të bënte punën që nuk e bëri prokuroria publike deri atëherë. Gjërat nuk u zhvillun ashtu siç prisnim ne”, ka deklaruar deputeti i Lëvizjes BESA.