Gazetari: Rama iu tha deputetëve të bëhen gati për zgjedhje

Shpërndaje

Kjo e hënë nisi vrullshëm në aspektin politik, pasi Presidenti Ilir Meta doli përpara Komisionit Hetimor, të ngritur për shkarkimin e tij. Përpara komisionit parlamentar që po heton aktet e tij mbi zgjedhjet vendore, presidenti Meta përmendi precedentin e Bullgarisë në Gjykatën e Strasburgut.

Veç argumenteve ligjorë, tha se kishte ndikuar në vendimmarrjen e tij për shfuqizimin e 30 Qershorit si data e zgjedhjeve lokale, ishte edhe një informacion sekret, që kishte marrë në rrugë zyrtare se protesta e opozitës e 8 Qershorit, do të shfrytëzohej nga elementë të caktuar, për të djegur selinë e Parlamentit të Shqipërisë.
Për analistët politikë e gjithë ecuria se si eci seanca në Komisionin Hetimor, tregon se mes qeverisë dhe Presidencë ka një “ulje të arm*ëve”./opinion.al/