Fshati holandez ku nuk lejohen veturat (Foto)

Shpërndaje

Gietorn, një fshat në provincën holandeze të Overijselit, ka shumë shtëpi, hotele, muze dhe restorante te të cilat mund të shkohet vetëm me mjete lundruese.

Fshati i ndërtuar me bukuri përrallore ka marrë jo më kot nofkën “Venecia Holandeze”.

Përveçse në verë, kur gjelbërimi e bën çdo gjë më të bukur, fshati tërheq turistë edhe në dimër, pasi kanalet ngrijnë nga i ftohti dhe bëhen vende ideale për patinazh.

Fshati është i famshëm për kanalet që zëvendësojnë rrugët, e shtëpitë dhe ndërtesat janë me stil shumë tërheqëse./tch/