Gjykata vendos 5 vite bu.rg, Tahiri do të bëjë vetëm 3 vite shërbim prove

Shpërndaje

Gjykata për Krime të Rënda shpall fajtor ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri të vënë në hetim nga prokuroria në nëntor të vitit 2017 dhe vendos ta dë*nojë me 5 vite bu*rg vetëm për “shpërdorim detyre”.

Me gjykim të shkurtuar ky dë*nim arrin në 3.4 vite bu*rgim, por në konvertim sipas Gjykatës kthehet në shërbim prove 3 vite. Pas këtij vendimi të shkallës së parë nuk ndryshon gjendja e masës së vendosur nga kjo gjykatë, pra Tahiri do të gjykohet në gjendje të lirë derisa vendimi të jetë i formës së prerë.

Tahiri akuzohej për “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “grup të strukturuar kriminal” në kuadër të dosjes “Habilaj”.

“Kjo është një estradë që ndodhi me sa kuptova… Gjykata tha që nuk jam kriminel apo trafikant nuk jam pjesë e një grupi kriminal, por kushërinjtë kanë përdorur emrin tim kështu që kam shpërdoruar detyrën. As qesh as qaj dot. Nesër po ju ftoj të ndajmë bashkë ca mendime. Prisni deri nesër”, tha Tahiri pas vendimit.

“Më duhet ta kuptoj, është si të shkosh në një provim, mësuesja të të thotë që ke mësuar shumë mirë, po hajd po të vej një 5”, theksoi më tej Tahiri./ Opinion.al