Ish drejtori i BSP-së, Mitko Çavkov si “boss” edhe në bu.rg (Foto)

Shpërndaje

Mitko Çavkov, ish drejtor i Byrosë për Siguri Publike, i akuzuar dhe i dë*nuar për rastin e 27 Prillit, aktualisht po vuan ditët e bu*rgut në Shtëpinë Ndëshkuese Korrektuese në Shtip, përcjell in7.

Por, sipas disa fotografive të publikuara nga gazetari, Zoran Bozhinovski, shihet se Çavkovi nuk ia del keq në Bu*rgun e Shtipit. Në fotografi, Çavkovi “shijon bu*rgun” me cigare kubaneze, birra dhe mish me bollëk.

“Vallë për komandantin e artë të 27 Prillit ekzistojnë rregulla të arta” – pyet Bozhinovski, duke bërë me dije se për të bu*rgosurit tjerë nuk vlejnë rregullat si për Çavkovin, të cilit sipas tij, ushqimin ia sjellin prej jashtë dhe lejohet të bëjë qejfe sipas dëshirës. Ndërsa për cigaret kubaneze, Bozhinovski thotë se ia ka dërguar kreu i VMRO-DPMNE-së, përcjell in7.

Përndryshe, Mitko Çavkov u shpall fajtor nga Gjykata Penale për përfshirjen dhe organizimin e ngjarjeve të turpshme të 27 Prillit të vitit 2017, kur turma e protestuesve kundër qeverisë që formohej atëkohë, hynë brenda Kuvendit duke sulmuar deputetët. Nga sulmi më së shumti e pësoi kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i cili mezi u mbijetoi plagëve. U sulmua edhe kryeministri Zaev dhe disa deputetë e pjesëtarë të sigurimit të Kuvendit dhe funksionerëve shtetëror.

Mitko Çavkov është dë*nuar me 18 vite bu*rg.