Ja kur do të publikohen “bo.mbat” për rastin “Monstra”?!

Shpërndaje

Më 18 shtator vazhdon gjykimi për lëndën “Mon*stra” të PPS-së për vra*sjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill 2012.

Gjykatësi, Ognen Stavrev sot i lexoi një pjesë të materialeve dëshmuese, ndërsa për shkak të gjendjes me Prokurorinë Speciale, për të cilën tha se shpreson se për disa ditë do të jetë e qartë, për seancën e ardhshme paralajmëroi se do të dëgjohen bisedat e “bombave”. Deri më 18 shtator, sipas Stavrev, do të largohen vulga*ritetet në incizime dhe do të lëshohen në gjykim.

Avokati i një pjese të të akuzuarve Naser Raufi në një deklaratë për mediat tha se shkaku për anulimin e dëgjimit të “bombave” është ajo që prokurorja speciale, Katica Janeva i ka autorizuar prokurorët specialë me autorizimin që të gjitha dëshmitë e PPS-së t’i dorëzohen PP.

“Ky interval kohor është prej tre ditësh, ndërsa sot është dita e parë dhe është e arsyeshme prej këshillit gjyqësor të priten këto ditë të kalojnë të shohim nëse do të realizohej një gjë e tillë. Gjatë një pune të tillë kur nuk dihet se cili do të jetë rezultati, vlerësoj se do të ishte më e dobishme sikur të fillonte dëgjimi i bisedave të përgjuara, nëse merret parasysh se bëhet fjalë për 38.000 biseda të tilla”, theksoi Raufi. .