Ky është polici më i ‘rreptë’ në Kosovë, që ‘dënon’ ma së shumti! (Video)

Shpërndaje

Është ende fëmijë, por rolin e policit e luan aq mirë dhe duket qartë se ka ndarë mendjen që kur të rritet të jetë një polic i trafikut.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, vogëlushi nga Gjakova, shihet se si e ndalon një veturë, duke i kërkuar shoferit patent shoferin si një polic i vërtet.

Vogëlushi simpatik me një uniformë të policisë, sillet si një polic i vërtet e më pas jep edhe një “gjobë” shoferit që nuk e kishte vendosur rripin e sigurimit dhe për dritat e fikura.

Për më shumë shihni videon e policit më simpatik që mund ta shihni në trafik: