Vr.asja në Prishtinë, Shefqet Krasniqi e Fatmir Latifi shkojnë për t’i pajtuar dy familjet

Shpërndaje

Dy të vde*kur e tre të pla*gosur ishte bilanci i përgj*akshëm i ngjarjes tragjike të gjuajtjes me armë javën e kaluar në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.

Familjet Rafuna e Mehmeti, të cilat ishin pjesë e këtij konflikti, raportohet se tash e 50 vjet ishin fqinjë mes vete, dhe se më herët nuk kishin pasur probleme.

Për të ulur tensionet dhe për t’u ndalur gjakmarrja, këto familje janë vizituar sot nga ish-imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi dhe hoxha nga Mitrovica, Fatmir Latifi.

Krasniqi, bashkë me hoxhallarë të tjerë kërkuan nga familjet t’ia shtrijnë dorën e pajtimit njëra-tjetrës. Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook, nga vetë hoxha Shefqet Krasniqi.