LSDM-ja përgatitë skenarin se si të bllokoj pranimin e prokurorëve shqiptar në konkurs, BDI pa strategji!

Shpërndaje

Nga gjithsej 45 prokurorët aktual në Prokurorinë Themelore në Shkup, vetëm 1 është shqiptar, njofton TOPnews.mk

Me këtë dinamikë përfaqësimi i shqiptarëve në këtë institucion është i pamundshëm për shkak të bllokadave nga partitë maqedonase të cilët 30 vite e kanë udhëhequr shtetin, LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE e ish kryeministrit Gruevski.

LSDM-ja ditëve të fundit ka vendosur që të bllokon përfaqësimin e prokurorëve shqiptarë në Prokurorinë Themelore në Shkup, ngjashëm si në kohën e ish kryeministrit, Nikolla Gruevskit.

Javën e ardhshme, më 24 shtator 2019 mësohet se do të hapet konkursi nga Këshilli i Prokurorëve të Maqedonisë Veriore për pranimin e 10 prokurorëve të rinj në Prokurorinë Themelore në Shkup.

LSDM-ja ka përgatitur mirë skenarin e tyre se si maqedonasit të zënë vendet e kandidatëve shqiptarëve, shkruan topnews.mk.

Një pjesë e kandidatëve të cilët do të konkurrojnë në konkursin e fundit, brenda natës kanë ndërruar përkatësin etnike, dhe nga maqedonas deklarohen se janë turq, vlleh, boshnjak dhe serb.

Me këtë skenar përfundimisht shqiptarët asnjëherë nuk mund të përfaqësohen konform Marrëveshjes së Ohrit dhe Kushtetutës, e cila garanton përfaqësim prej 25 përlind.

Po ashtu mësohet se këta kandidat kanë ndërruar edhe adresën e banimit, nga qytetet e Maqedonisë Lindore kanë marrë adresë të re të Shkupit, me të vetmin qëllim që ti plotësojnë kushtet e konkursit.

Aktualisht përfaqësimi në Prokurorinë Themelore në Shkup është 1 përqind, nga gjithsej 45 prokuror, vetëm 1 është shqiptar.

Dyert për prokurorët shqiptar janë të mbyllura në Prokurorinë Themelore në Shkup, nga politika maqedonase e cila është në pushtet./TOPNEWS.MK/