Mazhoranca rrëzon me votë në parlament 8 dekretet e Presidentit Meta
Kuvendi ka rrëzuar sot tetë dekretet e Ilir Metës, të cilat i kishte kthyer në parlament për rishqyrtim.
Rendi i ditës që u miratua sot nga Kuvendi
1.Dekreti për ligjin për rezervat materiale të shtetit rrëzohet me 79 kundër, 19 pro, 4 abstenim
2.Dekreti për privatizimin rrëzohet me 76 kundër, 23 pro, 3 abstenim
3.Dekreti për ligjin e për vetëqeverisjen vendore rrëzohet me 76 kundër, 22 pro, 3 abstenim
4.Dekreti për ligjin për planifikimin e territorit rrëzohet me 76 kundër, 22 pro, 3 abstenim
5.Dekreti për ligjin për koncesionet rrëzohet me 76 kundër, 22 pro, 4 abstenim
6.Dekreti për koncesionin e rrugës Orikum – Llogara rrëzohet me 74 kundër, 22 pro, 4 abstenim
7.Dekreti për koncesionin e rrugës Milot – Balldren rrëzohet me 76 kundër, 23 pro, 3 abstenim
8.Dekreti për propozimin e Petraq Milos në krye të KLSH-së rrëzohet, 77 kundër, 15 pro, 11 abstenim
Miratohet projektligji për ratifikimin e marrëveshjes, për mbrojtjen shoqërore me Kanadanë
Miratohet projektligji për marrëveshjen me Katarin për transportin detar
Miratohet projektligji për aderimin e Shqipërisë në Konventën për Përpunimin e Farmakopesë
Besnik Dervishi zgjidhet për 5 vite Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave
Ervin Mete emërohet Kryetar i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. (TemA)