Milot Rashica i mungon Kosovës, por në Gjermani sapo mori një super-lajm

Shpërndaje

Më në fund lajme të mira nga stafi mjekësor i Werder Bremenit, skuadër e cila ka aktualisht tetë futbollistë të lënduar.

Në mesin e tyre është edhe sulmuesi i Kosovës Milot Rashica, i cili është duke vuajtur nga një lëndim muskulor, raporton “Bild”, përcjell Zëri.info.

Ndërkaq, tashmë është paralajmëruar rikthimi i shpejtë i Milotit, i cili ka humbur ndeshjet e Kosovës shkaku i lëndimit.

Trajneri Florian Kohfeldt ka zbuluar: “Miloti do të rikthehet shumë shpejt”.

Për ndeshjen ndaj Union Berlinit, Rashica është në dyshim për të luajtur.

Ndërkaq, për ndeshjen e 21 shtatorit kundër Leipzigut në shtëpi, Rashica do të rikthehet në fushën e lojës.