Muki: Kush flet të vërtetën dëshmitari apo Ali Ahmeti?!

Shpërndaje

“A thua kush po e flet te verteten, Ali Ahmeti apo Jusuf Bilalli deshmitari i ngjarjes (djali i te cilit u pla*gos) ???”, ky është komenti i deputetit dhe nënkryetarit të LSDM, Muhamed Zekiri, lidhur me dasmën fatale në Reçicë të Vogël muaj më parë, ku pësuan dy të rinj, ndërsa gishti për të sht*ënat u drejtua tek deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi.

Zekiri ka thënë se në këtë rast duhet të besohet dëshmitarit të ngjarjes që i pësoi djali apo Ali Ahmetit. Reagimi i tij vjen pasi që kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka komentuar rastin. “Janë organet e drejtësisë, janë organet e rendit dhe ata duhet ta thonë të vërtetën se si ka ndodhur ngjarja. Askush nuk do as të vr*as djalin e as të vr*as mikun dhe të paktën Xhevat Ademi, nuk është ai që e ka bë veprimin, por, kjo është çështje që duhet ta thonë organet e drejtësisë. Xhevat në këtë rast më tepër është vik*timë e thashethemeve”, theksoi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti. Jusuf Bilalli, prindi i djaloshit që ka pësuar ka thënë se deputeti ka shtënë dhe se ka dëshmitarë të rastit.