Në Shkup u mbajt protestë për drejtësi

Shpërndaje

Nën moton “Hetim ndërkombëtar për rastet e montuara” dhe “Liri për grupin e Kumanovës” filloj marshi protestues nga “Sheshi Skënderbeu” në Shkup, i cili përfundoi para Kuvendit të Maqedonisë. Të pranishëm ishin edhe familjarët e grupit të Kumanovës të cilët kërkojnë zbardhje të plotë të ngjarjeve në Lagjen e Trimave. Në paralajmërimin e protestës, thuhej se protesta e sotme i dedikohet qeverisë aktuale, e sidomos partisë shqiptare në pushtet BDI-së. Protestat filluan muaj më parë pas publikimit të materialeve të përgjuara nga El Cheka./Alsat