Zgjedhjet lokale do të mbahen me 3 tetor

Shpërndaje

Edhe disa muaj larg zgjedhjeve lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Por me cilën datë do të mbahen këto zgjedhje? Për këtë sot ka folur lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, ku tha se zgjedhjet lokale do të mbahen me 3 tetor.

“Akoma nuk është shtruar si temë për shkak të virusit dhe nuk do vonoj shumë pasi në tetor dihet me 3 tetor sipas kryetarit të kuvendit do të duhet të organizohen zgjedhjet lokale dhe ka disa muaj për të ulur dhe biseduar për të bërë vlerësimet e duhura për zgjedhjet lokale”, deklaroi Ali Ahmeti – Kryetar i BDl-së.

Edhe pse partitë politike ende nuk kanë publikuar emrat e kandidatëve që do të garojnë në këto zgjedhje, në opinion përfliten disa emra të subjekteve politike.