Ish ushtari i UÇK-së i mirëmban varrezat e dëshmorëve në Haraçinë, ‘politikanët vetëm për siret’ (Foto)

Shpërndaje

Ish ushtari i UÇK-së përmes portalit ALBAZONE MEDIA ka reaguar ndaj politikës shqiptare në Maqedoni, për mos interesimin e komunës dhe institucioneve tjera për mirëmbajtjen e varrezave te dëshmorëve në Haraçinë, pasi siç thotë ai politikanët vetëm kur duhet për me dalë fotografi i vizitojnë dhe për tu lavdëruar para qytetarëve kinse i rikujtojnë dëshmorët.

Më poshtë ju sjellim edhe reagimin e plotë të ish ushtarit të UÇK-së Nail Avduli nga Haraçina:

Unë Nail Avduli ish ushtar i UÇK-së me vetëm 17 vjet ju bashkëngjita UÇK-së, vëllai i dëshmorit Mirsad Avduli i mirëmbaj vet varrezat e dëshmorëve në Haraçinë.. Varrezat mbeten në mjerim i mbuloj bari e bërlloku, që të vjen keq ti shikosh. Unë me vet iniciativë me harxhimet e mia po mundemi ti mirëmbaj, Sa kryetarë janë ndërruar në komunën tonë nuk u mundësua as varrezat të kryhen sipas projektit që ishte, përveç asaj brenda në varreza futen edhe kafshë pasi dera mbyllet me tel. Unë kam marrë iniciativë personale me vetëm një shok i cili çdo ditë më mbështet me punë fizike ti rregullojmë e mirëmbajmë. Mjerim, familjet e atyre që dhanë jetën për lirinë tonë s’kanë status, s’kanë të ardhura as edhe 1 euro, por më e keqja që as varrezat se kanë dukjen si varreza të dëshmorëve që ranë për liri, thotë mes tjerash ish ushtari i UÇK-së Nail Avduli.