Novobërdë, ndalohen punimet e kompanisë serbe me eksakavator në kala (Video)

Shpërndaje

Në Novobërdë u ndalua puna në restaurimin e kalasë. Punimet e një kompanie serbe, po shihen me dyshim.

Me herët u publikua lajmin se kompania serbe fillon shembjen e Kalasë së Novobërdës.

Kompania serbe nga Beogradi e cila ishte kontraktuar nga UNESCO për restaurimin e Kalasë së Novobërdës, duket se ka nisur ta shkatërroj atë.

Kompania KOTO nga Beogradi, e cila ishte kontraktuar ta restauronte Kalanë, ka filluar që ta dëmtojë atë me eskavator, kur restaurimi veç kishte përfunduar, raporton Magazina.al

Pas veprimit të kompanisë, insitucionet e Kosovës i kishin ndërpre punimet, duke ia shkëputur kontratën kompanisë serbe, por siç shihet ata vazhdojnë me shkatërrimin e k;saj Kalaje.

Kujtojmë se kjo Kala kishte ngjallur reagime në Serbi, pasi institucionet e Kosovës kishin vendosur flamurin e Kosovës në të, e ky veprim nga Beogradi ishte parë si provokim nga ana e Kosovës.

VIDEO