Presidenti bullgar Radev: Nuk ka mbështetje të pa rezervë për Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje

Presidenti bullgar Rumen Radev para Komisionit bullgar përgjegjës për zgjidhjen e çështjeve historike me vendin tonë tha se Bullgaria nuk mund të përkrah pa rezervë procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE, nëse Komisioni nuk sigurohet se të gjitha kontestet mes dy vendeve do të mbyllen deri në ditën që BE do të jep datë për fillimin e negociatave për pranim të Maqedoninë së Veriut në BE.

“Progresi në punën tuaj është kriter bazë për përmbushjen e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë. Takimi i fundit i Komisionit po krijon jorehati. Ritmi i progresit në punën e Komisionit po qëndron pas zhvillimit të procesit të integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë Veriore. Muaji i ardhshëm mund të jetë kyç në marrëdhëniet tona, sepse Këshilli i BE-së mund të sjell zgjidhje për fillimin e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë Veriore. Nëse ju mund të jepni garanci se për një muaj Komisioni do t’i zgjidh të gjitha çështjet kontestuese, atëherë Qeveria bullgare mund të vazhdojë me politikën e mbështetjes pa kusht të anëtarësimit të Maqedonisë Veriore në BE. Por nëse nuk mund të jepet garanci e tillë, Qeveria duhet të ndërmarrë masa konkrete dhe të marrë qëndrim të ri me kritere të qarta për mbrojtjen e interesit nacional bullgar të cilët do të ndikojnë edhe në kornizën negociuese për Republikën e Maqedonisë Veriore. Nuk do të lejojmë probleme të pazgjidhura ndërfqinjësore të hyjnë në familjen tonë evropiane”-tha Radev.