Publikohen pamjet e gruas që vjedh në City Mall, kërkohet nga policia e Maqedonisë së Veriut (Video)

Shpërndaje

Një femër me flokë të verdha, rreth të dyzetave, është filmuar nga kamerat e sigurisë duke vjedhur gjësende nga qytetarët të cilët frekuentojnë City Mall-in.

Siç edhe shihet në video, ajo kamoflon lëvizjet e dorës së saj me fanellat që i mban në krah dhe vepron si një profesioniste e vërtetë.

Dyshohet se afër saj qëndron edhe një tjetër femër e cila e ndihmon që të kryej vjedhjet duke tërhequr vëmendjen e të tjerëve dhe duke mbuluar lëvizjet e saja.

Qytetarja që ka denoncuar rastin, thotë se asaj ia ka rrëmbyer kuletën nga karroca e fëmijut të saj dhe se i ka shkaktuar dëm të majm material. Ajo madje bën thirrje që nëse dikush e njeh këtë person, të lajmëroj dhe ta identifikojë të njëjtën.

Ky madje nuk është rasti i parë që dikush ankohet nga kjo femër. Në vazhdim do të shihni dy video ku po i njëjti person, kryen dy akte vjedhje.

Apelohet që qytetarët që frekuentojnë hapësira publike të kenë kujdes gjatë lëvizjes për shkak të xheparoshëve dhe hajdutëve, pasi që muajve të fundit, rastet e tilla nuk janë edhe të ralla./Alsat