Qytetari i dërgon SMS urgjente, Rama ngre në këmbë Ministrinë e Shëndetësisë

Shpërndaje

Në telefonin e kryeministrit Edi Rama ka ardhur një denoncim nga një qytetar nga Gramshi.

Ai i thotë kryeministrit se prej dy muajsh mungon në treg ilaçi “Ternaviv” dhe babai i tij i sëmurë me Hepatitin B duhet të pijë çdo ditë një kokërr.

Për këtë kërkon ndihmën e kryeministrit, i cili si duket e ka raportuar menjëherë problemin dhe qytetarin e ka telefonuar Ministria e Shëndetësisë, ministrja Ogerta Manastirliu, Fondi i Shëndetit Publik dhe drejtori i QSUT-së.

Qytetari është pajisur me ilaçin që i nevojitej dhe e kanë siguruar që tregu do të furnizohet plotësisht me këtë medikament brenda datës 20.