Ramush Haradinaj e ka një kusht të panegociueshëm, për koalicione paszgjedhore

Shpërndaje

Ramush Haradinaj, në emisionin “Rubikon” të KTV-së ka thënë se po e sheh të gatshme Serbinë për t’u kthyer në tavolinën e bisedimeve, pa e hequr fare taksën ndaj mallrave të saj të vënë nga Qeveria e Kosovës.“Nga ajo që kam parë prej bashkësisë kombëtare, është krijuar një bindje që Kosova duhet më dhënë diçka e këtë bindje e ka krijuar lidershipi i Kosovës para meje.

Kam luftuar kundër këtyre logjikave dhe rezultat i këtyre luftërave që i kemi bërë, i kemi disa situata siç i kemi tani”, ka thënë Haradinaj.Ai ka thënë se nuk do ta diskutojë heqjen e taksës me partnerët e ardhshëm në formimin e Qeverisë.

“Nëse e krijoj Qeverinë, unë kam pasur parti në qeveri që kanë dashur ta suspendojnë por nuk e kanë bërë, nëse e bën qeverinë dikush tjetër, ju kisha lutur mos ta bëjnë”, ka thënë ai.Sipas tij, heqja e taksës do të shkaktonte pasoja të rënda e dëme të mëdha që do t’i kushtonin Kosovës, në rast të heqjes së taksës pa njohjen e Kosovës nga Serbia.