Shqipëria përfiton 94 milion euro nga fondet e Bashkimit Evropian

Shpërndaje

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, përmes një shkrimi të postuar në llogarinë Facebook ka dhënë një lajm të mirë për Shqipërinë.

Cakaj ka njoftuar se tashmë është nënshkruar marrëveshja financiare IPA 2018 mes Shqipërisë dhe BE-së.

“Kjo marrëveshje hap rrugën për marrjen e një mbështetjeje financiare në vlerë prej 94 milionë Euro nga BE, në funksion të reformës në drejtësi, sundimit të ligjit, trajtimit të ujërave dhe nxitjes së turizmit.

Vazhdimi i rezultateve përmbajtësore në pesë prioritetet kyçe është thelbësor në përparimin e vendit tonë në rrugën evropiane”, ka shkruar ai.

Rezultatet e reformave të deritanishme sipas Cakajt, janë konfirmuar edhe nga Komisioni Evropian i cili dha rekomandimin e pakushtëzuar për çeljen e menjëhershme të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë. në BE.

“Fondet e reja të BE-së për vendin tonë janë një instrument shtesë që do t’i ndihmojë transformimit të brendshëm dhe rrugës së tij evropiane në përgjithësi”, shkruan tutje.