Sot do të vendoset për kërkesat e Janevës nga burgu

Shpërndaje

Komisioni për zgjedhje dhe emërime pa diskutim me vendim unanim ka vërtetuar propozimin që Katica Janeva të shkarkohet nga detyra Prokurore Speciale Publike.

Mirëpo dje rreth orës 15.00 ish-prokuroria speciale nga burgu i Shutkës ka dorëzuar një shkresë për aktivizim të dorëheqjes të cilën e kishte deponuar më 15 korrik.

Këshilli i prokurorëve publik kanë theksuar se dje deri në fund të ditës nuk kanë pranuar asnjë shkrim nga Janeva, këtë e kishte konfirmuar kryetari i këshillit të Prokurorëve, Aco Kolevski. Mirëpo ai shtoi duke thënë nëse arrijnë diçka nga Janeva gjatë ditës së sotme natyrisht që do të shqyrtohet.

Janeva kishte deponuar dorëheqje me kusht më datë 15 korrik, ditën që u arrestua Boki 13 për rastin “Reket”, e cila duheshe të aktivizohet atëherë kur edhe do të zgjidheshe prokuror i ri special.