Sot Francë-Shqipëri, transmetimi në 20:45 në DigitAlb

Shpërndaje

Kombëtarja shqiptare do të luajë sot në mbrëmje sfidën e saj të radhës së kualifikueseve të Euro 2020 përballë Francës në Saint Denis.

Trajneri Edoardo Reja duket se e krijuar një ide se çfarë formacioni mund të aplikojë për këtë përballje me kampionët e botës. Kështu në portë për këtë supersfidë do të jetë Strakosha, ndërkohë që mbrojtja pritet të përbëhet nga Mavraj, Gjimshiti, Ismajli e Hysaj.

Në mesfushë mund të aktivizohen Xhaka, Ramadani e Lenjani, ndwrkohw qw sulmi me shumw gjasa do tw pwrbwhet nga Balaj dhe Uzuni. Ajo e kësaj mbrëmje do të jetë sfida e 8 mes Francës dhe Kombëtares Shqiptare.

Në 7 përballjet e para bilanci është totalisht në favor të transalpinëve me 5 fitore kundrejt 1 fitore të Kombëtares, ndërkohë që 1 ndeshje është mbyllur në barazim.

Herën e fundit që Franca dhe Shqipëria janë përballur me njëra-tjetrën ka qenë në Evropianin e vitit 2016 me Blutë që e fituan këtë sfidë 2-0 me gola të Griezman dhe payet. Sfida mes Francës dhe Kombëtares shqiptare do të transmetohet në paketën Supersport të Digitalb.

Top Channel