BDIja do t’i kufizojë aktivitetet partiake për shkak të koronavirusit (Video)

Shpërndaje

Zyrtari i lartë i BDIsë, Bujar Osmani nga selia e partisë në Shkup, ka njoftuar se BDIja do t’i kufizojë aktivitetet apo tubimet me qytetarët për shkak të situatës në vend me koronavirusin.

Kjo masë vjen, pasi tashmë në Maqedoni të Veriut është verifikuar rasti i parë me koronavirus.

Osmani i ka ftuar edhe partitë tjera që mos t’i realizojnë tubimet.

“Njëkohësisht i ftoj edhe partitë tjera që ti kufizojnë aktivitetet me qëllim që mos t’i rrezikojmë qytetarët”, ka thënë Osmani, njëherësh zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.