FRASH: Toka e banorëve të Bllacës të paguhet ashtu siç janë pajtuar në fillim banorët!

Shpërndaje

FRASH në Bllacë!

Sot banorët e Bllacës protestuan kundër uljes së çmimit për shpronësim të tokës së tyre për ndërtim të autostradës. Bujar Osmani dhe institucionet përkatëse u premtuan që tokat e tyre do të paguhen prej 10 deri në 50 euro. Mirëpo fatëkeqsisht ky premtim nuk po mbahet dhe propozohet që toka e tyre të shpronësohet me vlerë më të ulët se 8 euro.

Sot dolëm në përkrahje të tyre dhe do të vazhdojmë të përkrahim çdo iniciativë kundër nënvlerësimit dhe nënçmimit të tokës së shqiptarëve.

Bëjmë thirrje që vlera e tokës së banorëve të Bllacës të paguhet ashtu siç janë pajtuar në fillim banorët.