Qeveria Kurti shkarkon bordin e “Trepçës” dhe “Infrakosit”

Shpërndaje

Qeveria e Kosovës ka shkarkuar edhe gjashtë drejtorët e ndërmarrjes publike “Trepça”.

Vendimi erdhi pas propozimit të ministres së Ekonomisë, Rozeta Hajdarit.

“I propozoj qeverisë që të shkarkoj drejtorët në ndërmarrjen Trepça. Sipas ligjit, qeveria duhet t’i shkarkojë drejtorët kur ka arsye që i kanë shkelur detyrat. Në rastin e Trepçës, bordi ka lejuar veprime që bien ndesh me interesin e ndërmarrjes”, ka deklaruar Hajdari, derisa ka përmendur edhe konkursin e fundit, për të cilën janë mbajtur protesta.

Qeveria sot ka shkakruar edhe bordin e “Infrakosit”.

Qeveria e Kosovës ka votuar për shkarkimin e Bordit të Kompanisë publike, Infrakos. Shkarkimi u bë me propozim të ministres së Ekonomisë, Rozeta Hajdari.
Ajo ka thënë se ndërmarrja publike i ka shkelur detyrat dhe ka pasur performancë të dobët.

“Qeveria konstaton shkelje dhe shkarkon bordin, që ka shkelë detyrat se nuk kanë marrë masa ndaj kryeshefit të ndërmarrjes, që u akuzua për shkelje të pozitës, Agron Thaçi. Vepra ka të bëjë me dëmtimin e pronës dhe ndërmarrjes gjatë mandatit”, tha Hajdari.