“Salah do të largohet nga Liverpooli sepse dëshiron të luajë për këto dy skuadra”

Shpërndaje

Mohamed Salah mund të largohet nga Liverpool gjatë verës.

Të paktën kështu pretendon legjenda e Manchester United, Gary Neville.

Ai duke folur për Sky Sports, tha se Salah nuk është i lidhur shumë me tifozët e Liverpool, dhe se dëshiron të luajë për Real Madridin ose Barcelonën.

“Salah nuk është i lidhur shumë me tifozët e Liverpoolit, dhe unë kam një ndjenjë që ai dëshiron të luajë te Real Madrid ose Barcelona”, ka deklaruar Neville, përcjell lajmi.net.

“Unë mendoj se gjatë verës ai mund të bëjë këtë lëvizje. Për një lojtar që dëshiron të fitojë Topin e Artë, Real Madrid dhe Barcelona janë klube ku ai dëshiron të luajë, dhe të jetë në qendër të vëmendjes”./Lajmi.net/