​8 Marsi: Gratë s’festojnë, marshojnë dhe kërkojnë të drejtat e tyre

Shpërndaje

Dhjetëra gra e burra kanë marshuar drejt rrugëve të Prishtinës, me rastin e ditës Ndërkombëtare të Gruas, duke kërkuar fuqizimin dhe mbështetjen e grave. Me moton “Marshojmë s’festojmë”, ka nisur marshi nga sheshi “Zahir Pajaziti” drejt policisë së Kosovës, ku kërkuan drejtësi për gjitha gratë e vr*ara.

Me thirrjet “S’po du lule, po du kontratë pune ”, “Ka ardh sahati mu rrëzu patriarkati”, “Po du me punu pa u ngacmu”, e shumë thirrje të tjera, ka nisur marshi në Ditën Ndërkombëtare të Grave me moton “MARShojmë, S’festojmë” .

E në fund u stacionuan para Qeverisë së Kosovës. Këtu i adresuan kërkesat e tyre, përfaqësuesja e këtij marshi Xhejrane Loka tha se për ndaljen e paragjykimeve dhe diskriminimet e do të kërkojnë llogaridhënie nga ekzekutivi.

Në këtë marshë po merr pjesë edhe kryeministri vendit, Albin Kurti.