Anton Quni kandidat ‘kompromisi’ për kryeministër nga LDK

Shpërndaje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thirrur sot në takim kryesin e partisë me fillim prej orës 14:00.

Në këtë mbledhje pritet të diskutohet për kandidatin për kryeministër nga kjo pari.

Avdullah Hoti, Lutfi Haziri dhe Kujtim Shala, deri me tani kanë qenë emrat me të përfolur si kandidat të mundshëm të LDK-së për kryeministër në zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen në muajt e parë të vitit 2021.

Mirëpo, burime të ORAinfo brenda LDK-së, bëjnë të ditur se edhe Anton Quni pritet të propozohet si kandidat për kryeministër.