Abazi takohet me minatorët e Trepçës – tregon për çfarë u pajtua me ta

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i dytë i Kosovës, Haki Abazi ka bërë të ditur se gjatë natës së mbrëmshme dhe në orët e para të mëngjesit, ka qëndruar me 35 minatorët e Trepçës për t’i dëgjuar hallet e tyre.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Abazi ka shkruar se së bashku me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës dhe zëvendësministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës (PDK), kanë diskutuar për të drejtat dhe kushtet në punë, raporton Gazeta Insajderi.

“Mbrëmë në orët e vona e deri në orët e para të mëngjesit jemi takuar me 35 minatorë, së bashku me kryetarin e Mitrovicës, zëvendësministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe drejtorin e Kombinatit Trepça. Në nivelin e 11-të të minierës “Stan Terg” të Mitrovicës, kemi diskutuar gjatë për të drejtat dhe kushtet në punë”, ka shkruar Abazi.

Tutje Abazi ka shkruar se nga miniera kanë dal duke u pajtuar për të vazhduar përpjekjet që të zgjidhin problemin.

“Dolëm së andejmi, duke u pajtuar për të vazhduar përpjekjet zgjidhjen e problematikave të grumbulluara me dekada, në këtë sektor me rëndësi kombëtare për ekonominë e Kosovës”, ka shkruar Abazi.

35 minatorë të rinj dje ishin ngujuar në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës në Stan Terg, duke u futur në grevë për shkak se kishte paralajmërime që konkursi i pranimit të tyre do të anulohet. /Insajderi.com