Aksidenti në rrugën Kërçovë- Gostivar, humb jetën traktoristi 61 vjeçar (Foto)

Shpërndaje

Në aksidentin që mëngjesin e sotëm rreth orës 9:30 ndodhi afër Trapçin Dollit në aksin Kërçovë – Gostivar, e humbi jetën një traktorist i lindur në vitin 1959 nga fshati Greshnicë i Kërçovës.

Nga SPB Ohër njoftojnë se aksidenti ka ndodhur kur tani më i ndjeri duke drejtuar traktorin ka dalë nga rruga e fshatit që të kyçet në magjistrale.

Nga atje informojnë se ekspertiza në vendin e aksidentit ka përfunduar dhe komunikacioni në rrugën magjistrale Kërçovë – Gostivar është normalizuar. Ai ishte në ndërprerje të plotë nga ora 9:50 deri në orën 12:10.

Njoftimi shtesë:

Një 61-vjeçar ka humbur jetën gjatë një aksidenti në fshatin e Kërçovës, Trapçin Doll drejt rrugës Kërçovë- Gostivar.

Një veturë e tipit Audi e drejtuar nga një 20-vjeçar nga Zajazi ka goditur traktoristin tashmë të ndjerë 61-vjeçar, i cili po kyçej drejt magjistrales.

Nga MPB njoftojnë se pas ndërprerjes së si pasojë e aksidentit , rruga Gostivar – Kërçovë tashmë është lëshuar për qarkullim.