BDIja me lajme të rreme manipulon opinionin

Shpërndaje

Në formë të njëjtë u manipulua edhe me lajmin se kryetari i shoqatës së “Jetimave të Ballkanit”, bamirësi Halil Kastrati, është takuar më 1 mars me Ali Ahmetin në selinë e BDIsë në Tetovë, e kjo u bë publike edhe në versionin zyrtar të Ahmeti në Facebook.

Edhe kjo një gënjeshtër e kulluar, pasi në Facebook-in e tij, Kastrati publikoi foto se gjendet në Londër për aktivitete bamirësie.

“Zoti ju shpërbleftë! Shqiptarët e Londrës na nderuan sot duke bërë një organizim të mrekullueshëm në të cilin u mblodhën 160 mijë euro ndihmë për Jetimat e Ballkanit.

Diaspora po vazhdon të dëshmojë se është zemra e madhe e kombit tonë…”, ka shkruar Kastrati më 29 shkurt, ndërsa më 2 mars ka publikuar foto të tjera nga takimi në Londër, duke e bërë të qartë se gjendet në Angli dhe jo në zyrat e BDIsë.

Është fakt që Kastrati është takuar në zyrat e BDIsë me kryetarin Ali Ahmeti, por takimi mund të kishte qenë në vitin e kaluar, kur në dhjetor të vitit 2019 Ahmeti nëpërmjet mediave falënderoi dhe lavdëroi lartë punën e bëmirësit Kastrati./zhurnal.mk

Burimi i lajmit: KËTU