Bela: Ky popull është shumë “i keq” kur vendos të të dënon!

Shpërndaje

Politikanët zihen nëpër emisione debative gjoja për interesa kombëtare por shqiptarët po rreshtohen kah Zoran Zaev dhe Bilall Kasami. Shqiptarët e kanë kuptuar se maskat dhe skenat e mirëpërgaditura nga politikanët kanë rënë. Dhe ajo që më shumë i vetëdisoi ata ishte renditja si servilë e deputetëve të partive shqiptare për t’i mundësuar Zaevit numrin e 80 deputetëve për miratimin/votimin e Ligjit për Prokurorinë. Kjo u bë pa asnjë kushtëzim edhe pse trumpetonin para votimit se do kërkojmë këtë apo atë kusht. Pra, qytetarët shqiptarë po shohin se këta politikanë ngjyra ngjyra janë hyzmeçarë të Zaevit.

Populli po sheh ndryshe !
Lëvizjet po ndodhin.
Duket se pas Haraçinës pa kanalizëm e ujë të pijshëm po ik edhe Çairi i ndërtesave pa leje !

Ky popull është shumë “i keq” kur vendos të të dënon !!
Ju që keni syze partiake, vazhdoni e shihni ëndërra në pikë të ditës …