Ilaz Kadriu: Nga Diaspora e Chicagos-SHBA, “Mos habiteni aspak nga përkrahja që i japim BESËS”

Shpërndaje

Mos habiteni aspak nga përkrahja që i japim Beses.

Fillimisht kjo përkrahje i dedikohej koalicionit 3 palësh. Por, siç e patë, Besa u izolua politikisht. Ajo, në momentin e fundit , duke mos pasur rrugë tjetër, shkoi në koalicion me Lsdm.

Ky veprim i Besës, në sipërfaqe duket jo i përshtatshëm kombëtarisht, por në të vërtetë, ky subjekt politik shqiptar, nëse realizon kalkulimet zgjedhore, do të faktorizohet politikisht dhe poashtu në qeveri do të jetë në gjendje të shtyjë procese përpara.

Në drejtim të këtij qëllimi, sot ky delegacion i udhëhequr nga Zt. Bilalli, i ndihmuar nga aktivistë të devotshëm dhe me eksperiencë në çështjen kombëtare, pati një TAKIM shumë të rëndësishëm dhe miqësor, me kryetarin e Komisionit për marrëdhënie të jashtme në Kongres, Zt. Eliot Engel.

Takimi me zt. Engel u realizua në zyrën e tij dhe zgjati më shumë se një orë e gjysmë.

Ai u zotua se do përkrahi koalicionimin në fjalë, i cili do të jetë i orientuar drejt ruajtjes së paqës dhe stabilitetit në Maqedoni dhe në Ballkan, kurse Besës i garantoi përkrahjen e plotë në realizimin dhe avancimin e çështjeve të pazgjidhura shqiptare në MV.