Kurti: Kosovës i duhet ushtri që i mbron territorin, të bashkohemi për shtet-ndërtim

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti më ceremoninë për shënimin e Epopesë së UÇK-se ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ndryshoi popullin.

“Epopeja e UÇK-së ndryshoi popullin dhe historinë sepse kishin vënë shtetin mbi familjen. Edhe nëse përdorim mijëra fraza, akti i tyre mbetet i pathyeshëm”, ka thënë ai

Kurti ka shtuar se Kosovës i duhet ushtri që i garanton territorin.

“Ne duam një ushtri të fortë profesionalë, qe mbron dhe garanton sigurinë tonë territoriale. Jemi vend e popull që nuk nënshtrohemi, nuk bëjmë naivin me një shtet që nuk na njeh dhe armatoset vazhdimisht”, ka shtuar Kurti.

Ai kërkoi bashkim pavarësisht dallimeve politike.

“Borxhi ynë ndaj Jasharëve shlyhet vetëm me shtet ndërtim, unë kërkoj bashkëpunim pavarësisht dallimeve që kemi”, ka përfunduar Kurti.