Thaçi mesazhe për ushtarët e FSK-së: Do të keni pajisjet më moderne të ushtrie

Shpërndaje

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi njëherit Komandant Suprem i Ushtrisë së Kosovës, ka mbajtur fjalim me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së.

Ai ka thënë se në këtë ditë edhe pas kaq vitesh, Familja Jashari dhe të gjithë të rënët për lirinë e vendit, mbeten të nderuar për sakrificën dhe heroizmin e treguar, përcjellë Klan Kosova.

“Sot gjendemi në mesin dhe para ushtrisë së Kosovës në kazermën Adem Jashari për të nderuar Epopenë e UÇK-së. Vet emri i kazermës tuaj, është emri i lirisë dhe Pavarësisë e sovranitetit të Kosovës”.

“Sot institucionet më të larta shtetërore, nderojnë heroizmin dhe sakrificën më të madhe të historisë tonë kombëtare, po ashtu Komandantin legjendar Adem Jashari dhe gjithë të rënët në Epopenë e UÇK-së më 5, 6 dhe 7 mars në Prekazin heroik”.

“Heroizmi i Jasharajve mobilizoi botën shqiptare kudo, në Shqipëri, Maqedoni, Luginë të Preshevës, Mal të Zi, e kudo që ka shqiptarë”.

“Bota shqiptare me nderim dhe respekt të lartë përkulet para familjes Jashari. Kujtojmë me respektin më të lartë, sakrificën e mijëra dëshmorëve, martirët dhe gjithë dëshmorët e rënë për liri të vendit. Kujtojmë plagën e invalidëve të luftës dhe të gjithë ushtarët e lirisë që kontribuan për Pavarësinë e Kosovës”.