Blerim Destani me një foto të ëmbël uron të ëmën për 8 mars

Shpërndaje

Blerim Destani i ka uruar festën e grave nënës së tij.

Si shumica e artistëve të tjerë edhe Blerim Destani është përkujdesur ta urojë nënën publikisht për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, shkruan lajmi.net.

Aktori ka ndarë një fotografi shumë të këndshme me të ëmën në profilin e tij në Instagram ku si mbishkrim kishte lënë “Gëzuar ditën e gruas”.

Ndryshe Destani është duke punuar në projekte ndërkombëtare dhe së fundmi ishte pjesë në një kastë me Roberto De Niron për filmin ‘The Comeback Trail’.

FOTO INSTAGRAM