Leonora Jakupi i jep “mësim” Fjolla Morinës se si bëhet koncerti në Drenicë (Video)

Shpërndaje

Leonora Jakupi është një ndër këngëtaret më të preferuara dhe të dashura për publikun shqiptar dhe jashtë saj.

Këngëtarja nga Drenica, mbrëmë ka mbajtur një koncert në sheshin “Adem Jashari” në Skënderaj.

Koncerti i saj u zhvillua për nder të festës së Kurban Bajramit, ku ishte e mbushur plot me njerëz të cilët kishin ardhur për ta ndjekur “Live” këngëtaren e cila gëzon një respekt të madh nga vendasit e saj.

Përveç hiteve të saj, Leonora ka kënduar edhe këngë patriotike gjë që ka ndezur edhe më shumë atmosferën në Drenicë.

Koncerti i Leonorës, vjen pak ditë pasi atje këndoi edhe këngëtarja e njohur Fjolla Morina, e cila u komentua shumë për menyrën e paraqitjës së saj në skenë para publikut të cilët ishin të gjithë fëmijë, por me sa duket mbrëmjen e dhjeshme Leonora i ka dhënë një “mësim” se si duhet të paraqitet në koncerte të tilla.

VIDEO