Deklarata skandaloze e Teuta Arifit / Këshilltari i BESËS kërkon dorëheqjen e saj

Shpërndaje

Këshilltari i Lëvizjes BESA në komunën e Tetovës, Besar Durmishi nëpërmjet një postimi në Facebook ka kërkuar dorëheqjen e kryetares së komunës, Teuta Arifit pas deklaratës skandaloze që bëri në lidhje me virusin Covid-19, ku deklaroi se po përpiqemi të kemi sa më shumë pasoja.

Deklaratat e kryetareve të komunave të Durrësit dhe Tetovës në gjendje të jashtzakonshme për të dy qytetet:

– Valbona Sako ishkryetare e Komunës së Durësit: “për hir të së vërtetës duhet ta themi se ky ishte një tërmet i nivelit shkatërimtar, por, QË JEMI TË KËNAQUR DHE ME 50 VIKTIMA”. Menjëherë pas kësaj deklarate si veprim moral politik e përgjegjësi ndaj qyetarëve të Durrësit dha dorëheqjen e saj edhe pse e transofrmoi Durrësin nga një qytet mesjetar në qytet Europian!

– Teuta Arifi kryetare aktuale e Komunës së Tetovës: ” Filloj me një falimenderim qytetarëve të Tetovës, të cilët me kujdesin e treguar deri tani kanë dhënë kontribut të vazhdueshëm që të kemi SA MË SHUMË PASOJA NË SITUATËN NË TË CILËN JEMI”.

Kryetarja e komunës së Tetovës e cila ka dështuar në të gjitha sferat e veprimit në këtë qytet, në vend që të jep dorëheqje si veprim moral e përgjegjësi ndaj qytetarëve të Tetovës për deklaratën e dhënë, tenton me cinizëm të bllokon videot të cilat shpërndahen me gafën e saj në programin saterik Fiks Fare!