Deputeti i PDK-së mbrëmë votoj rrëzimin e qeverisë në një mënyrë krejt ndryshe nga të tjerët (Foto)

Shpërndaje

Në mbrëmjen e kaluar deputetën për shkak të kushteve, kanë votuar me dorë për de kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti.

Në shumicën e votave për rrëzimin e qeverisë, ishin edhe votat e deputetëve të PDK-së, ku njëri prej tyre ka votuar duke ngritur dorën me një simbol më ndryshe se të gjithë të tjerët.

Fjala është për deputetin e PDK-së, Sejdi Hoxha, i cili ka votuar me simbolin të cilin e ka perdorur lideri i tij paritak, Kadri Veseli, gjatë fushatës elektorale, transmeton Zëri.info

Kjo shenjë e perdorur nga Veseli, kishte ngjallur interesim për ta kuptuar simbolikën e saj, e më pas u zbulua se është një shenjë që përdorët shumë nga të rinjët në SHBA dhe sipas gjuhës së shenjave ka kuptimin “ILY” (I Love You) .

Nuk dihet se cili ka qenë qëllimi i deputetit Hoxha, për ta përdorur këtë simbol mbrëmë.