Epopeja e UÇK-së/ Mbyllet manifestimi në Kosovë (Video)

Shpërndaje

Në përfundim të manifestimit të epopesë së UÇK, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryetarja e kuvendit, Vjosa Osmani, bënë homazhe pranë shtëpisë së familjes Jashari në Prekaz.

Ata vendosën kurora lulesh në shtëpinë, simbol i lirisë së vendit, por nuk folën për gjendjen në të cilën janë lënë kullat e Jasharajve.

Kurti: Kujtojmë në veçanti Shaban Jasharin

“Sot në ditën e tretë të “Epopesë së UÇK-së”, u mirëpritëm nga baca Rifat dhe bashkë me bacën Rifat dhe me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani vendosëm lule të freskëta pikërisht aty ku janë vr*arë te shtëpia Ademi e Hamza.

Ndërsa, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ishin në familjen Jashari për të nderuar kujtimin e të gjithë të rënëve dhe kujtimin për komandantin legjendar Adem Jashari. Osmani tha se kishin mundësinë të dëgjonin nga familja Jashari për peripecitë në të cilat ka kaluar kjo familje për dekada me radhë, por gjithmonë duke u dëshmuar si mbrojtës të çështjes kombëtare.

Osmani: Sakrifica e familjes Jashari duhet të jetë mësim për secilin shqiptar

Siç i patë fëmijët që ishin këtu me lule ishin këtu në nderim për secilën nga viktimat e atyre sulmeve, atyre masakrave dhe po ashtu prezenca e gjithë qytetarëve këtu sot dhe çdo ditë dëshmon për respektin e thellë që sot e ka secili qytetar i vendit tonë për sakrificën e familjes Jashari”

Kurti e Osmani janë pritur nga vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari, Rifat Jashari, i cili i ka shoqëruar edhe gjatë homazheve tek kullat. Manifestimi Epopeja e UCK mbyllet me natën e zjarreve në Prekaz./Top Channel