Ziadin Sela me porosi nga Austria: Mërgata udhëheqës dhe promotorë i të gjitha proceseve politike në vendlindje

Shpërndaje

Një tubim madhështorë në Wien të Austrisë ka zhvilluar sot Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela.

Sela është pritur nga një numër i madhë i bashkvendasëve tanë në Hollabrunn.

Takimi ka zgjatur më shumë se dy orë me shumë pyetje nga ana e mërgimtarëve që dëshmon qartë se egziston një interes i jashtzakonshëm për zhvillimet politike në vend dhe egziston gatishmëri për të udhëtuar drejt vendlindjes për të mbështetur ndryshimin më 12 prill.

Sela para mërgimtarëve ka shpalosur shumë plane dhe masa konkrete nga programi i koalicionit Aleanca-Alternativa gati se për të gjitha fushat.

Ziadin Sela duke folur për rolin e mërgatës në jetën politike në vendlindje ka thënë: Roli i mërgatës tonë gjithmonë ka qenë promotorë,mbështetës moral e materjal i të gjitha proçeseve politike shqiptare në Maqedoni dhe jo vetëm.

Prandaj,ky interesim i jashtëzakonshëm që po tregon mërgata jonë për këto zgjedhje na jep forcën dhe bindjen që ndryshimi do të ndodhë sigurtë dhe fuqishëm më 12 prillë,ndajmë bindjen se pikërisht Mërgata jonë do të bëjë diferencën dhe do të vulosë përfundimisht legjimitetin e Aleancës duke hapur një kapitull të ri në politikëbërjen e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Sela më tej ju bëri apel të gjithë shqiptarëve gjithandej ku gjinden në Evropë e më gjërë që të shfrutëzojnë 12 prillin kur është festë gati se në gjithë shtet e Evropës që të vijnë të votojnë për Koalicionin Aleanca-Alternativa dhe njëkohsisht të shfrytëzojnë rastin të vizitojnë edhe familjet e tyre sepse pikërisht më 12 prillë do të vendoset për ardhmërinë e vendlindjes tonë..

Ndryshe,Kryetari i Aleancës Ziadin Sela nesër gjithashtu do të vazhdoj takimet në në Wien dhe në Wells të Austrisë.