Erdogan: “Më thërrasin dhe thonë: mbylli kufijtë. Unë iu them: vonë!”

Shpërndaje

“Më thërrasin e më thonë: mbyllni kufijtë. Unë iu them: tashmë është vonë. Perëndimi duhet ta ndajë barrën e përgjegjësisë për refugjatët. Sot do të kem takim me kryeministrin e Bullgarisë, nesër me Merkelin. Në rend ditës janë 4-5 samite për Siri”, ka thënë Erdogan, transmetojnë mediet turke.

Turqia, pas ashpërsimit të situatës në Idlib të Sirisë ka kumtuar se më nuk mund ta përballojë valën e refugjatëve dhe i ka hapur kufijtë e saj me BE, kah janë nisur pastaj disa mijëra migrantë. Për tre ditë Greqia ka shënuar rreth 20.000 përpjekje të kalimit të kufirit, ku gjenden qindra policë dhe ushtarë.

Më herët shefi i diplomacisë së Greqisë Nikos Dedias ka deklaruar se Turqia po udhëheqë fushatën e dezinformimit dhe flet për dhjetëra mijëra migrantë të cilët kanë hyrë në Greqi, gjë që nuk është e vërtetë.

Ministri i policisë i Turqisë Suleyman Soylu ka kumtuar dje se kufirin e kanë kaluar më shumë se 76.000 migrantë./Insajderi.com.