Zaev: Me Lëvizjen Besa ende nuk kemi folur për numra

Shpërndaje

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev ka folur sot për koalicionet me të cilët LSDM-ja do të shkojë bashkërisht në zgjedhje. Ai tha se deri rezultatet përfundimtare do të publikohen më 9 mars, kur edhe do të mbahet kongresi i LSDM-së, raporton TV21. Ai tha se me Lëvizjen Besa ende nuk kanë folur për çështje numrash. Por tha se në listat e LSDM-së përpos kandidatëve të koalicionit do të ketë edhe kandidat të pavarur të cilët nuk janë të ndonjërës parti.