Kurti: Më 15 mars heqim taksën, presim nga Serbia të dëshmohet

Shpërndaje

“Masat tona janë normale për një shtet normal” Kryeministri Albin Kurti duke iu përgjigjur Daut Haradinajt, të AAK-së, ka thënë se me heqjen e tarifës 100 përqind, ai po bën një hap të gjestit të mirë dhe tash Serbia duhet dëshmuar. Kurti ka thënë se propozuan të heqin tarifat për lëndën e parë, pasi këtë po e kërkojnë prodhuesit. “Qeveria e Kosovës të shpreh si gjest të vullnetit të mirë, pikërisht atë që po e kërkoj prodhuesit vendor, t’i heqim tarifat për lëndën e parë që po e kërkojnë. Nga dhjetëra mijëra kode doganore që Dogana e Kosovës po i nxjerrin si kode doganuar të lëndës së parë. Tjetra unë po e bëj një hap të gjestit të mirë, Serbia duhet dëshmuar”, tha ai Duke folur për shtetet e QUINT-it, tha se më 13 gusht të vitit 2019, ato shtete kanë kërkuar të pezullohet tarifa dhe jo të hiqet. Gjithashtu, tha se në atë kohë i kanë bërë thirrje Serbisë të ndalojë fushatën për ç’njohje të Kosovës. “Po e bëjmë me 15 mars heqjen e tarifës 100 përqind për lëndën e parë, presim nga Serbia të dëshmohet për këtë…masat tona janë normale për një shtet normal. Ne duhet të normalizojmë vetën tonë para se të normalizojmë marrëdhëniet me Serbinë. Ne duhet të jemi një shtet normal”, tha ai Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shtoi se presidenti, Hashim Thaçi nuk ka autorizim për të nënshkruar marrëveshje me Serbinë. “Presidenti aktual i Kosovës nuk ka autorizim për të nënshkruar marrëveshje dhe nuk ka fuqi implementuese për të nënshkruar atë”, tha ai.