Eurodeputetja: Mocioni i mosbesimit i LDK-së katastrofik për Kosovën dhe rajonin

Shpërndaje

Deputetja e Parlamentit Evropian, Viola Von Cramon, e ka cilësuar fatkeqësi për tërë rajonin, inicimin e mocionit të mosbesimit të LDK-së ndaj qeverisë ndaj qeverisë Kurti.

“Nëse LDK-ja paraqet mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, pjesë e së cilës është, atëherë një gjë e tillë do të nënkuptonte katastrofë, jo vetëm për Kosovën, por edhe rajonin”, ka shkruar në “Twitter” ajo.

Më herët ajo në një postim tjetër në Twitter i kishte lutur partnerët e koalicionit që “ta parandalojnë një raund të ri zgjedhjesh në Kosovë”.

Von Cramon ka qenë udhëheqëse e misionit vëzhgues të BE-së në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë.

Dje, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka paralajmëruar mocionin e mosbesimit për Qeverinë Kurti.

Ky vendim vie, pas shkarkimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut, ministër i cili vie nga radhët e LDK-së.

Pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, kryetari Isa Mustafa tha që Kurti ka shkelur marrëveshjen për bashkëqeverisje duke shtuar se me kryeministrin aktual kanë edhe mos mospajtimet për tarifën ndaj mallrave të Serbisë, për të cilën LVV-ja insiston në reciprocitet ndërsa LDK-ja kërkon që të hiqet plotësisht dhe pa kushte, siç po kërkon SHBA-ja.